
Një sezon që duket se po shkon në mënyrën më të mirë, është ky i PAOK në Greqi, teksa mban i vetëm edhe kryesimin e kampionatit.
Ekipi që ka kartonin e Ergys Kaçes, kërkon një tjetër futbollist të Shqipërisë në skuadër. Bëhet fjalë për Enea Mihajn, që aktualisht aktivizohet tek Panetolikos. Ky i fundit ka zgjedhur Shqipërisnë pas thirrjes që i bëri Panuçi, megjithëse na kishte refuzuar më parë.
PAOK kërkon të investojë tek lojtarët e rinjë dhe të prespektivës, ndërsa sipas asaj që raportojnë mediat greke, interesi ndaj Mihajt po kthehet edhe në formë zyrtare. Dhurata e krishtlindjeve për skuadrën greke duket të jetë mbrojtësi i Shqipërisë, ndërsa në ditët e ardhshme pritet të shihet sesi do të vazhdojnë negociatat për mbylljen e kësaj marrëveshje. /Shqiperia.ch/