
Kastriot Dërmaku kaloi te ekipi i Parmës në merkaton e verës, pas një sezoni fantastik të zhvilluar me Kosenzën. Por pavarësisht këtij hapi të madh të hedhur, ende nuk ka siguri për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.
Ekipi që luan në Serinë A ka konkurrencë të madhe në prapavijë dhe Dërmaku nuk do ta ketë të lehtë për të gjetur hapësira. Kjo ka shtyrë edhe mediat italiane që shpeshherë të hapin historinë e një huazimi të mundshëm, megjithëse lojtari i Kombëtares sapo i është bashkuar Parmës.
Në orët e fundit përflitet se Salernitana është shumë pranë huazimit të Dërmakut, që do të rikthehej sërish në Serinë B. Trajneri i këtij ekipi që më parë ka drejtuar Italinë, Ventura, është i marrosur me lojtarët kuqezi.
Tratativat vazhdojnë ende për të marrë Ledian Memushajn nga Peskara, ndërsa një ofertë ka mbërritur edhe për të marrë talentin Kolaj nga Sasuolo si huazim. /Shqiperia.ch/