You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Dënimi i Skënderbeut, UEFA zyrtarizon ekip tjetër shqiptar në Champions League

Dënimi i Skënderbeut, UEFA zyrtarizon ekip tjetër shqiptar në Champions League

Komisioni i Apelit në UEFA me datë 4 mars la në fuqi vendimin e Etikës dhe Displinës për Skënderbeun’, duke detyruar korçarët që ta dërgojnë çështjen në CAS.

Në pritje të vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Kukësi ka marrë një lajm të mirë nga UEFA. Institucioni më i lartë drejtuesi futbollit në Europë duke parë se verilindorët siguruan dje përfundimisht vendin e dytë në kampionat e kanë vendosur skuadrën e drejtuar nga Pacult në vazon e ekipeve të forta në shortin e turit të parë të “Champions League”.

Nëse Skënderbeu dihej se e kishte të sigurt praninë në vazon e më të fortëve për turin e parë, kësaj arritje tashmë mund t’i gëzohet edhe Kukësi.

Me mbylljen e pjesës më të madhe të kampionateve në Europë dhe me përllogaritjet e koeficienteve, skuadra verilindore e sheh veten mes 15 emrave në pjesën e sipërme të grupit të ekipeve që marrin pjesë në “Champions League” në këtë tur duke pasur mundësi më të mëdha për kalimin e tij. Kështu do të ketë ekipe të kampionateve më të dobëta si rivalë, ndërsa eviton emra si Ludogorets, Celltik, APOEL, Astana, Qarabag apo Crvena Zvezda.

Më poshtë lista e të gjithë skuadrave pjesëmarrëse në turin e parë eliminator të “Champions League”, të cilave u shtohen edhe emrat e ekipeve nga turi paraeliminator, por të cilët kanë një koeficient të ulët./BalkanWeb

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top