You are here
Home > Kombëtarja > Dëmtimi i Strakoshas shkakton panik te Shqipëria, mund të mungojë ndaj Fiorentinës

Dëmtimi i Strakoshas shkakton panik te Shqipëria, mund të mungojë ndaj Fiorentinës

Strakosha arriti të shkëlqente në derbin dhe takimin e fundit të Lacios, atje ku erdhi ajo fitore ndaj Romës. Megjithatë gjërat nuk shkuan të gjitha në mënyrën më të mirë për këtë lojtar, pasi pësoi një lëndim në shpatull.

Në fillim u mendua se asgjë serioze nuk ishte për portierin shqiptar, por shqetësimet nisin e shtohen. Kështu sipas raportit të fundit të mediave italiane, Strakosha pritet të mungojë ndaj Fiorentinës në takimin e rradhës të kampionatit italian.

Një lëndim i tillë e shqetëson edhe Panuçin, ndërsa jemi në prag të takimeve në eliminatoret e Europianit. Kjo pasi edhe Etrit Berisha nuk po kalon momentin më të mirë të karrierës, pasi është ulur sërish në stol nga Gollini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top