
Ditën e djeshme është luajtur një nga sfidat më të rëndësishme të kampionatit italian, teksa skuadra e Milanit sfidojë ekipin e shqiptarëve të Lacios, ndeshje kjo e mbyllur me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 1-0.
Djemtë e Gatuzos morën një triumf shumë të vyer, ku me këtë 3 pikësh arritën që të konsolidojnë edhe më shumë vendin e 4 në “Seria A”, që do të thotë një vend në “UEFA Champions League” vitin e ardhshëm.
Si për ironi të fatit, të kaltërit e kryeqytetit italian, duket se janë të pafat edhe këtë edicion futbollistik për të arritur objektivin e tyre për në Champions. Ndoshta janë skuadrat e Milanos ato që tirumfojnë gjithmonë? Mjaftojmë të kujtojmë vitin e shkuar, ku në sfidën e fundit të kampionatit, Lacio u mposht nga një tjetër ekip i Milanos, Interi, teksa këta të fundit arritën t’u rrëmbenin vendin e katërt në tabelën e rënditjes.
Si për ironi, edhe ditën e djeshme është pikërisht një tjetër klub i Milanos që, përveç se e mposhti skuadrën e Tares, por edhe largoi edhe më shumë nga vendi i katër, që aktualisht mbahet nga Milani. Djemtë e Inzaghit ndihen sërisht të tradhëtuar, ku ashtu si vitin e kaluar, edhe tani, nuk u akordohet një penallti e mbushur plot polemika që mund të vazhdojë për një kohë të gjatë./Shqiperia.ch/