Nuk është e lehtë që të shiten futbollistët në ditën e sotme për shifrat e dëshiruara, ndërsa shembulli i Elseid Hysaj është mëse i qartë. Transferimi i mbrojtësit shkodran është kthyer në pikën zero, ndërsa thuajse e mbyllur është edhe pista e Romës.
Këta të fundit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes me Zapakostën. Asgjë e pazakonshme, ndërsa është kthyer si një “Deja vu” kjo merkato për Hysajn. Në momentin që është futbollisti më favorit për të marrë krahun e djathtë të mbrojtjes në një skuadër tjetër europiane, ku së fundmi ishte edhe rasti i Atletiko Madridit, një tjetër zyrtarizim vjen nga këto klube.
Kjo ndodhi edhe me Juventusin që u interesua për lojtarin e Kombëtares, por bëri një tjetër zgjedhje me Danilon, po ashtu duket edhe historia e Romës. /Shqiperia.ch/