You are here
Home > Kombëtarja > Debuton ndaj Shqipërisë, trajneri i Izraelit: Kam shumë emocione, mezi po e pres ndeshjen

Debuton ndaj Shqipërisë, trajneri i Izraelit: Kam shumë emocione, mezi po e pres ndeshjen

Izraeli do të ndeshet në ditën e nesërme ndaj Shqipërisë, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Me këtë ndeshje do të startojë edhe ky format i ri për të dyja Kombëtaret, që kërkojnë t’i marrin maksimumin këtij formati të ri.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj kuqezinjve, trajneri i Izraelit, Andreas Herzog shprehet shumë i emocionuar për debutimin e tij ndaj Shqipërisë.

“Normalisht që kam shumë emocione dhe mezi po e pres ndeshjen e nesërme që të fillojë. Lojtarët janë përgatitur jashtë mase shumë mirë për të marrë fitore. Normalisht që nesër kemi disa lojtarë të rinjë që do të luajnë dhe do të shohim se si ata do të përshtaten për vazhdimësinë. Nuk mund të bëj një krahasim mes Shqipërisë dhe Skocisë, na duhet vetëm të shohim takimin e nesërm”, ka thënë Herzog. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top