Marash Kumbulla është talenti që po bën jehonë të madhe te Verona. Në Seria A pas ndeshjeve fantastike të zhvilluara në prapavijë arriti të shënonte edhe ndaj Sampdorias. Ndërkohë në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, debutoi për pak minuta me Kombëtaren.
Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi mbetet objektivi kryesor i Fiorentinës për ta transferuar në janar. Skuadra viole këron të përforcohet në mbrojtje pas afrimit të Ribery me parametra zero. Megjithatë do të jetë e vështirë të bindet Verona pasi Kumbulla shihet si pika kyçe e skuadrës.