You are here
Home > Futboll Bota > Debat për Shqipërinë, racizëm i deputetit grek ndaj Ergys Kaçes dhe Eleni Foureiras

Debat për Shqipërinë, racizëm i deputetit grek ndaj Ergys Kaçes dhe Eleni Foureiras

Diskutimet për një memorandum të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi në parlamentin grek, për antarësimin e Shqipërisë në BE, ka kthyer përsëri në epiqendrën e politikanëve grekë emrin e Ergys Kaçes. Elias Kasiardidis i “Agimit të Artë”, parti e ekstremit të djathtë grek, nuk ka kursyer tonet raciste ndaj shqiptarëve duke aluduar si për Ergys Kaçen, ashtu edhe për Eleni Foureira.

“Ju i shihni kush janë shqiptarët, e shihni në rastin e festivalit në ‘Eurovision’ ku u reklamua një këngëtare që tha se nuk ishte shqiptare. Tha se ishte nga Guatemala, Nikaragua… dhe të gjithë ata… disa futbollistë a këngëtarë të dështuar shqiptarë, fitojnë para në Greqi, pasi këtu ka shumë budallenj. Ata pastaj fillojnë të veshin fanella të UÇK, fanella të Shqipërisë. Kushdo që beson te ata, reklamon Shqipërinë e Madhe jashtë Greqisë”, ishin fjalët e deputetit grek.

Ai i referohej pikërisht fotos së famshme të Kaçes me fanellën e UÇK të disa viteve më parë. Edhe atëherë, “Agimi i Artë” kërkoi ndëshkimin apo përjashtimin e mesfushorit shqiptar nga Greqia. /vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top