You are here
Home > Futboll Bota > De Bryne flet për portierin shqiptar të Sitit: Muriq? Është shumë i akullt!

De Bryne flet për portierin shqiptar të Sitit: Muriq? Është shumë i akullt!

Heroi i takimit të djeshëm mes Manchester Sitit dhe Leicesterit, ishte padyshim Arijanet Muriq. Në takimin e Kupës që gjigantët anglezë fituan nga ruleta ruse, portieri shqiptar arriti të priste dy penallti. Vlerësime nga të gjitha anët, ndërsa të gjithë tifozët e Sitit që udhëtuan në transfertë, u ngritën në këmbë për të duartrokitur performancën e tij.

Ylli belg, Kevin De Bryne ka folur për gardianin e Kosovës, duke thënë se Muriq është shumë i akullt. “Ai bëri disa pritje të mëdha, mund të them se është shumë i akullt. Bëri atë që duhej, mendoj se është një moment i bukur për të, ndërsa ishte heroi i kualifikimit tonë për më tej”, do të shprehej mesfushori i anglezëve. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top