Një situatë aspak e këndshme për Elseid Hysajn te Napoli gjatë këtyre kohëve, teksa është kthyer në një zgjedhje të dytë me afrimin e Anchelotit. Petku i të paprekshmit, ka rënë që me largimin e Sarit, gjë që ka ndikuar së tepërmi te shkodrani.
Në një intervistë për mediat italiane, ish-trajneri i Shqipërisë, De Biazi ka treguar edhe paradoksin për Hysajn. Teksa shprehet i habitur që një futbollist i tillë lihet në stol, tekniku italian ka thënë se nervozohej me Sarin që e aktivizonte në çdo takim Hysajn gjatë kohës së tij, duke i dhënë një ngarkesë fizike tepër të madhe shqiptarit.
“Duket e çuditshme që Hysaj po luan kaq pak. Kur unë ishte trajneri i Shqipërisë, unë shpresoja që Sari, asokohe trajneri i Napolit, të mos e aktivizonte gjithmonë në skuadër. Nuk i thashë asgjë Sarit, por më bënte të mërzitesha. Napoli nuk duhet ta humb mundësinë për të pasur një trofe si ai i “Europa League”, u shpreh De Biazi. /Shqiperia.ch/