You are here
Home > Kombëtarja > De Biazi tregon në Itali për Shqipërinë tjetër: E tepronin te ushqimi dhe…muzika në autobuz

De Biazi tregon në Itali për Shqipërinë tjetër: E tepronin te ushqimi dhe…muzika në autobuz

Ditën e sotme, në Itali u dha çmimi për trajnerin më të mirë italian për vitin 2017-2018. Këtë çmim e mori numri një i pankisë së Juventusit, Masimiliano Alegri. Në këtë evenimet ishin të nominuar edhe protagonistë të tjerë italian si Marcelo Lipi, Karlo Ançeloti, Luçiano Spaleti, etj. I pranishëm në sallë, ishte edhe ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biassi.

Emrat e mëdhenj të teknikëve italianë pas ceremonisë së dhënies së çmimit, kanë komentuar eksperiencat e tyre më të mira në karrierë. Kështu Luçano Spaleti tregoi për eksperiencën e tij në Rusi, ndërsa De Biasi mbajti ligjëratën për atë çka kishte kaluar gjatë kohës që drejtonte Shqipërinë.

Sipas medias italiane “Sport.virgilio.it”, Xhani De Biasi ka treguar elementët që i kanë bërë përshtypje nga shqiptarët. Ndër to ai thekson edhe “shfernimet” e lojtarëve, teksa përmend që autobusin e kthenin në diskotek, por edhe ngrënja në një mënyrë tepër te ekzagjëruar.

De Biassi vë në dukje se kur shqiptarët janë në humor, bëjnë gjëra që nuk mund të imagjinohen. Ai tregoi se gjatë kohës që drejtonte Shqipërinë ishte momenti më i veçantë në karrierën e tij.

“Kohën që drejtoja ekipin kombëtar të Shqipërisë, ishte më e veçanta në karrierën time. Ata janë një popull shumë i ndjeshëm përsa i përket futbollit.

Ajo që më bëri përshtyje është se hanin në mënyrë shuëm të ekzagjëruar, madje edhe objektet e servirjes së ushqimit i kishin të çuditshme. Kishte momente që kur udhëtoje me skuadrën, nuk e kuptoje se ku ishe, pasi autobusin e kthenin në një diskotekë, saqë kur i thoje punëtorit të shkonte të ulte zërin ai e ngrinte edhe më shumë”, u shpreh De Biasi para emrave të mëdhenj të trajningut italian. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top