Fillimi dhe ndoshta fundi i De Biazit, duke e tepruar disi, por vetë karriera e tij e dëshmon më së miri, se me largimin nga Shqipëria, ishte italiani që do të humbiste.
Një nënshkrim në elitën e futbollit spanjoll erdhi menjëherë, te Alaveshi, por atje De Biazin e përjashtuan brenda pak kohësh. Ekipi spanjoll po binte nga kategoria me të, sapo ish-tekniku i Shqipërisë u largua, atëhere spanjollët mbijetuan.
Pas asaj aventure, asgjë për t’u përmendur dhe shënuar. Duket si një farë “mallkimi”, teksa gjithçka duket e mbyllur dhe sapo De Biazi bëhet gati të marrë stolin e një Kombëtare, diçka shkon keq në minutën e fundit.
Kështu ndodhi edhe ndaj Polonisë, kur dukej se vetëm zyrtarizimi mungonte në gjithë këtë histori. Në fund, Federata e Futbollit në Poloni e zyrtarizoi trajnerin e saj, por në mënyrë të habitshme, atje mungonte Xhani De Biazi.
Kur i rikthehet të kaluarës, pavarësisht se mundohet ta harroj,italiani “qan” mënyrën sesi gjërat i kanë ikur nga duart në momentin e fundit.
“Unë isha gati për të ardhur te Polonia, por nuk dua të fajësoj njeri tjetër në këtë mes. Ju uroj vetëm më të mirat. Polonia ka një ekip me shumë potencial. Kur isha kandidat për të marrë drejtimin tuaj, kam refuzuar shumë oferta nga klube të ndryshe.
Nuk bëra një tjetër zgjedhje, sepse doja të punoja me Kombëtaren tuaj, megjithatë edhe trajneri që fitoi garën ndaj meje, do të bëjë një punë të mirë”, ka thënë De Biazi për mediat polake. /Shqipëria.ch/