You are here
Home > Kombëtarja > De Biazi mbron zbulimin e tij dhe i mbyll gojën italianëve: Strakosha i dobët? E keni parë Donarumën?!

De Biazi mbron zbulimin e tij dhe i mbyll gojën italianëve: Strakosha i dobët? E keni parë Donarumën?!

Në marsin e 2017-tës Shqipëria luante miqësoren ndaj Italisë në Palermo. Nëse për çdo lojtar të formacionit të hedhur nga De Biazi kjo ndeshje ishte thjesht një miqësore, për dikë tjetër ishte një nga ditët më të bukura të jetës. Thomas Strakosha do të debutante me Kombëtaren e madhe.

I njejti person që përpara 19 muajësh i dha besimin e merituar, sot në mediat italiane mban të njejtin medim për zbulimin e tij. Në një intervistë për “RadioSei”, tashmë si opinionist sporti, De Biazi nuk i ka mohuar asnjë vlerë Strakoshës përgjatë sezonit të shkuar por edhe në ndeshjet e para të sezonit të ri. Ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka kundërshtuar kritikët për reagimet ndaj portierit 23 vjeçar.

“Unë besoj se Thomas sezonin e kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, ai është një portier i madh, por ai është ende i ri. Unë e kam parë atë duke u përmirësuar në lojën me këmbë, por ende duhet të luajë dhe të fitojë përvojë. Nuk më duket se portierët e tjerë të rinj kanë bërë më mire, mjafton të shikoni Donarumën “- ka thënë De Biazi.

Strakosha është “shënjestruar” së fundmi pas humbjes 0-3 ndaj Interit në kampionat. Ndonëse Lazio luajti një lojë të dobët dhe pa shumë produktivitet, kritikët e panë me të lehtë të shkruanin mbi faktin se përse Strakosha pranoi 3 gola. Por në paraqitjet e tij, gardiani i kuqezinjëve është i pazvendësueshëm dhe gjithmonë në rritje të afësive të tij. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top