You are here
Home > Futbolli Shqiptar > De Biazi ia shton presionin Panuçit: Shqipëria të jetë e dyta, Islanda e Turqia jo si Serbia dhe Danimarka

De Biazi ia shton presionin Panuçit: Shqipëria të jetë e dyta, Islanda e Turqia jo si Serbia dhe Danimarka

Tashmë janë zyrtarizuar skuadrat të cilat do të ketë përballë Shqipëria e Panuçit, në eleminatoret e vlefshme për finalet e Europianit 2020. Tashmë duke u njohur edhe me kundërshtarët, kanë filluar që të gjithë të llogarisin mundësitë për një vend të dytë të mundshëm, që përkëthehet në kualifikim në këto finale.

Duke parë shortin, mund të themi se rivalet kryesore të kuqezinjve për vendin e dytë do të jenë Islanda dhe Turqia, ku duke parë edhe sfidat në kohët e fundit të këtyre dy Kombëtareve, shanset janë të barabarta. Këtë short e ka komentuar edhe ish-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biasi, teksa në një intervistë për “Panorama Sport”, është shprehur se mundësitë janë të mëdha për një vend të dytë.

Gjithashtu ai thekson se se Turqia dhe Islanda nuk janë në të njëjtin nivel me Danimarkën dhe Serbinë. Kujtojmë që Shqipëria nën drejtimin e Xhani De Biasit, arriti të mposhte rivalitetin e Danimarkës dhe Serbisë duke mundur të merrnin vendin e dytë në grup dhe duke kualifikuar kuqezinjtë për herë të parë në finalet e një kompeticioni të tillë.

“E përsëris, Shqipëria duhet të besojë te vendi i dytë dhe te kualifikimi. Portugalia në “Euro 2016” kishte staturën e Francës sot, por Serbia me Danimarkën nuk janë si Islanda me Turqinë. Besoj se Shqipëria me këto dy të fundit do të rivalizojë deri në fund për vendin e dytë. Me gjithë respektin, por besoj se ato nuk janë si Danimarka me Serbinë”, u shpreh De Biasi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top