You are here
Home > Futbolli Shqiptar > De Biazi i tregoi “sekretin”, Sadiku e di si mposhtet Izraeli: E kam për sulmuesit, “bombardojeni” portën

De Biazi i tregoi “sekretin”, Sadiku e di si mposhtet Izraeli: E kam për sulmuesit, “bombardojeni” portën

Armando Sadiku nuk do të jetë pjesë e ekipit tonë Kombëtar për takimet ndaj Izraelit dhe Skocisë, pas dëmtimit që ai pësoi gjatë ndeshjes miqësore së zhvilluar me Levanten.

Një moment lehtësimi ky për kundërshtarët e kuqezinjve, të cilët e pësuan dy herë nga sulmuesi elbasanas vetëm pak kohë më parë, kur Shqipëria e mundte Izraelin me rezultatin 0-3. Tani Sadiku rikthehet në rolin e një këshilluesi të Kombëtares, teksa në një intervistë për “Panorama Sport”, tregon edhe për çelësin e suksesit që mund të jetë në ditën e nesërme.

“De Biazi e di më mirë nga të gjithë sesi mundet Izraeli. Kur ne shkuam në transfertë, ai më këshilloi veçmas mua dhe më tha që të godisja sa më shumë në portë. Ashtu bëra, derisa erdhën dy golat e shënuar nga ana ime dhe realizimi i Memushaj. Tani është radha ime që t’ua bëjë këtë këshillë sulmuesëve të kombëtares shqiptare. Ata duhet të gjuajnë me shumë besim nga çdo pozicion, sepse goli do të gjendet në këtë mënyrë”, ka thënë Sadiku. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top