You are here
Home > Kombëtarja > De Biazi e tha hapur pas largimit, vetëm kështu Shqipëria e arrin sërish Europianin

De Biazi e tha hapur pas largimit, vetëm kështu Shqipëria e arrin sërish Europianin

Nga Klaudio Ndreca

Kombëtarja shqiptare do të arrinte momentin e saj kulminant me pjesëmarrjen në Europianin e Francës, për të shkruar në këtë mënyrë edhe historinë e saj. Fati e solli që kënaqësia e herës së parë të ndihej edhe më shumë, pasi ndodheshim në të njëjtin grup me Serbinë.

Por pas atij Europiani të mrekullueshëm dhe ku ishte mëkat moskalimi nga grupet, entuziazmi u rrit së tepërmi në Shqipëri dhe doli nga kontrolli. Mentaliteti ballkanas është përgjithësisht i tillë, e ai shqiptar veçanërisht.

Teksa ndodheshim me Spanjën dhe Italinë në grupin e kualifikueseve të Botërorit, kërkesa e llogarisë ishte rritur ndjeshëm: “Edhe Italia ka rënë shumë, nuk është e viteve të fundit. Duhet ta provojmë”, ishte mëndësia në ambientin kuqezi, duke harruar se ëndrrat jo gjithmonë mund të realizohen, përkundrazi.

“Diçka ka ndryshuar edhe të lojtarët, nuk janë më të njëjtit”, do të shprehej De Biazi pas largimit nga Kombëtarja. Vetëm duke u bazuar në këtë përkufizim të shkurtër, por që flet shumçka, kuqezinjtë duhet të vazhdojnë me revolucionin.

Panuçi u kritikua aq shumë për rezultatet negative, megjithatë nuk duhet harruar që falë tij arritëm të fitonim edhe disa lojtarë të rinjë të rëndësishëm si Uzuni, Ismajli dhe Mihaj. Lista duhet të vazhdoj me Rejën që në tryezë ka pasur prej kohësh dy emra që nuk mund të lihen jashtë si Taulant Seferi apo Endri Çekiçi.

Qendra e sulmit gjithashtu po çalon ndjeshëm dhe Armando Sadiku është zgjidhja e vetme, megjithëse nuk të jep garancinë absolute. Në këto kushte duhet të kërkohet me çdo kusht marrja e Florian Kamberit, njeriu që zgjidh të gjitha problemet e gjetjes së golit për Shqipërinë, por që varet edhe prej dëshirës së tij. Pa harruar edhe Armando Brojën që përsa kohë garanton gola në të gjitha grupmoshat tona, vitet e tij nuk mund të jenë përcaktuese të vetme për të qëndruar jashtë Kombëtares A. Kohën përpara e ka, por nga ana tjetër koha nuk pret edhe shumë për ne.

E për të vazhduar me llogjikën e çështjes së trajtuar, De Biazi foli më së shumti për një uri të mbyllur te lojtarët e vjetër pasi arritën maksimumin e tyre. Ndoshta në këtë moment është e tepërt të presësh dhe kërkosh më shumë prej tyre. Në një kohë që shanset tona për kualifikimin në Europianin e rradhës mbeten të pakëta, aktivizimi i futbollistëve të rinjë do të sillte vetëm fitoren e garantuar. Pikësëpari do të kemi të bëjmë me të panjohurën dhe shanset rriten ndjeshëm sesa me grupin aktual, që në xhiron e parë të kualifikueseve nuk ia doli dot përballë rivalëve direkt. Por edhe nëse dështojmë për kualifikim, humbje nuk mund të quhet asnjëherë, pasi do të fitonim elementet e së ardhmes. Gjithçka është e thjeshtë, ky është momenti që Shqipëria ka nevojë më shumë për zemrën, trurin, energjinë dhe mbi të gjitha urinë e lojtarëve të rinjë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top