
Skuadra e Pescarës është kthyer në një nga pretendentet kryesore për t’u ringjitur në Serinë A. Ditën e djeshme ata arritën të fitonin me rezultatin e pastër 2-0 kundrejt ekipit të Carpit. Një rezultat që e kthen skuadrën e kaltër në vendin e parë me pikë të barabarta me skuadrën e Palermos.
Përsa i përket legjionarit kuqezi që është në rradhët e skuadrës së Pescarës, Ledian Memushaj, është kthyer një një pikë kyçe të kësaj skuadre. Sfidën e djeshme Memushaj pothuajse si gjithmonë ishte titullarë ku luajti plot 90 minuta. Në një intervistë të tij pas përfundimit të sfidës, Lediani u shpreh se ishte shumë i kënaqur me fitoren e marrë kundrejt një kundërshtari të vështirë siç është Carpi. Pikërisht fitorja e djeshme ishte një gëzim i dyfishtë për mesfushorin kuqezi, ku përveç rikthimit të skuadrës së tij në vendin e parë, ai festoi edhe 33 vjetorin e lindjes.
Lediani u shpreh se ndihet disi i zhgënjuer nga mbështetja e tifozëve, pasi skuadra e Peskarës meriton shumë sportëdashësh në stadium, pasi po kthehet në pretendente kryesore për t’u rikthyer në elitën e kampionatit italian.
“Përtej ditëlindjes time ishte e rëndësishme të fitonim, një lojë e vështirë për t’u përballuar, sepse Carpi është një ekip që mbyllet shumë mirë dhe ne e ishim të përgatitur për një gjë të tillë. Arritëm të duronim dhe duke përfituar nga disa momente. Ishte një sfidë e ndërlikuar pasi ata janë një ekip shumë i vështirë. Është mirë të kthehemi në krye, por nuk duhet të shohim renditjen. Më vjen keq që kam parë kaq pak njerëz në stadium, edhe pse jemi duke lufutar për vendin e parë në tabelën e klasifikimit”, u shpreh Memushaj. /Shqiperia.ch/