
E keni dëgjuar shprehjen se dashuria është mbi të gjitha? Sigurisht, kur në të gjenden edhe paratë, atëherë doza shtohet edhe më tepër, ndoshta shumë më tepër aqsa të bëhet edhe e pathyeshme.
Sa shumë raste për ta dëshmuar, mes njerëzve të njohur dhe atyre jo të njohur, por ne do të përmendim një prej rasteve të fundit. Gruaja e Ikardit, Uanda Nara ka marrë një dhuratë shumë të kushtueshme nga futbollisti i cili luan me Interin.
Një makinë e markës “Bentli” me targë të personalizuar, e cila në treg kushton qindra mijë euro. Si “modeste” shihet kjo surprizë nga Uanda, e cila nëpërmjet rrjeteve sociale nuk ngurron të shpreh dashurinë e saj: “Ti do të jesh gjithmonë dhurata ime më e bukur Ikardi”. Prekës dedikimi i vajzës së lindur në Argjentinë, ndërsa faktikisht është e kundërta. Kjo pasi femra në fjalë ishte “dhurata” për Ikardin, ndërsa më parë gjendej në krahët e shokut të tij të ngushtë, Maksi Lopez. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/