You are here
Home > Kryefaqja > Daku rrëfen emocionet ndaj Turqisë: Humba një rast, nisa të qaja dhe nuk po e pranoja

Daku rrëfen emocionet ndaj Turqisë: Humba një rast, nisa të qaja dhe nuk po e pranoja

Mirlind Daku ishte sulmuesi që i hapi rrugën fitores Kosovës U-21 në përballjen ndaj Turqisë U-21 me rezultatin 3-1. Goli i dytë dhe që do të kalonte në avantazh dardanasit do të vinte pikërisht nga ky futbollist, që në fund shpërtheu në festë.

Në një prononcim sipas asaj që raporton “Emisioni Arena”, Daku shprehet se ishte i penduar për një rast që kishte humbur para golit të shënuar: “Me Turqinë e humba një rast perfekt. Që prej asaj që ndodhi, deri te momenti kur shënova, isha duke qarë pasi nuk e pranoja si e shpërdorova atë rast. Momenti kur shënova golin, ishte shpërthim i madh”, ka thënë Daku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top