You are here
Home > Futboll Bota > Dajaku/ Luan me të dyja këmbët, jehonë debutimi i tij në Gjermani: Ka shansin deri në janar!

Dajaku/ Luan me të dyja këmbët, jehonë debutimi i tij në Gjermani: Ka shansin deri në janar!

Dje janë zhvilluar ndeshjet e javes së 14-të në Bundesligën gjermane, ku Shtutgarti humbi me rezultatin 3-0 në transfertë ndaj ekipit të Monshenglabah. Takim ky në të cilin gjeti hapësirë e bëri debutimin talenti Leon Dajaku. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 75, megjithëse nuk arriti të lërë gjurmë në fushën e lojës.

Së bashku me bashkëlojtarin 17 vjeçar, Antonios Aidonis, që ka debutuar më parë me Shtutgartin, lojtari shqiptar që luan me të dyja këmbët i është bashkangjitur ekipit A të Shtutgartit për pjesën e mbetur të kampionatit, deri në pushimet dimërore. Një jehonë e madhe ka ardhur edhe nga mediat sportive gjermane, që i kanë kthyer sytë nga talenti shqiptar, por duke vënë theksin në faktin që Dajaku duhet të tregojë vlerat e tij dhe të shfrytëzojë këtë mundësi të artë,

Të dy të rinjtë kanë arritur të aktivizohen pasi janë thirrur në ekipin e parë dhe konsiderohen si pjesë e rëndësishme e skuadrës. Duke qenë se alternativat në sulm nuk janë shumë të mëdha, Dajaku mund të luajë sërish në ndeshjën e radhës që do të luhet në shtëpi ditën e shtunë kundër Herthës së Bërlinit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top