You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çudia, ndihmësi historik i Klopp mund të drejtojë ekipin shqiptar

Çudia, ndihmësi historik i Klopp mund të drejtojë ekipin shqiptar

Kampionati Kosovar ka ulur siparin edhe për këtë edicion, ku Drita u shpall kampione e Kosovës pas barazimit 0-0 me Prishtinën, duke fituar titullin e parë pas 15 vitesh. Gjatë këtij edicioni, në Kosovë kanë drejtuar edhe shumë trajner shqiptarë, ku njëri prej tyre ishte Bledar Devollit i cili drejtoi FC KEK-un e qytetit të Obiliqit. Përpos realizimit të objektivit, atë të ngjitjes së ekipit nga Liga e Parë në Superligë, sot është konfirmuar largimi i Bledar Devollit nga stoli i ekipit. Menjëherë drejtuesit e ekipit nuk kanë humbur kohë dhe kanë nisur të mendojnë për gjetjen e një trajneri që do të drejtojë skuadrën në Superligë.

Këtu fillojnë edhe surprizat pasi një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar ekipin Kosovar është trajneri i njohur gjerman Peter Neustädter. Konfirmimi ka ardhur nga drejtori teknik i ekipit Agim Keka. Gjermani ka qenë i pranishëm në ndeshjen e fundit të kampionatit, atë ndërmjet KEK-ut dhe Ramiz Sadikut, ndeshje e fituar nga KEK, duke i mundësuar rikthimin në elitën e futbollit kosovar. Përflitet se emri i Peter Neustädter është rekomanduar nga investitori gjerman i KEK-u, Bernd Rahmer.

Trajneri i njohur gjerman Peter Neustädter ka qenë bashkëpunëtor i afërt me trajnerët e njohur Jurgen Klopp dhe Thomas Thuchel, në kohën që atë drejtonin ekipin e Mainz. Më përpara ai ka drejtuar edhe kombëtaren e Kazakistanit. Djali i Neustädter, Roman është një futbollist profesionist dhe luan në Superligën Turke me ekipin e Fenerbahce dhe është përfshirë në listën e futbollistëve që do të marrin pjesë në botërorin e Rusisë. Nuk na mbetet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë. /EDS/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top