You are here
Home > Kryefaqja > Cilësohet si zëvendësuesi i Sadikut, Guri ka një kërkesë: Sa më shumë e mendoj golin, aq më keq është

Cilësohet si zëvendësuesi i Sadikut, Guri ka një kërkesë: Sa më shumë e mendoj golin, aq më keq është

Shqipëria do të luajë një ndeshje shumë delikate në 7 shtator, teksa do të përballet ndaj Izraelit në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve.

Në konferencën e sotme për shtyp, përveç Migjen Bashës, ishte i pranishëm edhe sulmuesi i Kombëtares, Sidrit Guri. Ky i fundit është një nga futbollistët më në formë të Shqipërisë, pasi është kthyer në një titullar të padiskutueshëm te Ostende në Belgjikë.

Me dëmtimin e Sadikut, tifozët shqiptarë e shohin Gurin si zëvendësuesin e denjë të sulmuesit elbasanas. Por vetë futbollisti që luan te Ostende, shprehet se një presion i tillë vetëm sa ia bën punën më të vështirë.

“Përsa i përket të kaluarës, ky është momenti  im më i mirë, por ka akoma mundësi për më mirë. Unë po mundohem për të dhënë maksimumin te Shqipëria. Është negative fakti që Sadiku dhe Roshi janë dëmtuar, sidomos për vetë ata që e ndiejnë edhe më shumë.  Futbollistët e kanë të vështirë të qëndrojnë për shumë kohë jashtë fushës së blertë.

Megjithatë ne në Kombëtare kemi vendin tonë, unë do mundohem të shfrytëzojë mundësitë e mia. Gjithsecili ka peshën dhe përgjegjësinë e tij për të dhënë më të mirën për Kombëtaren. Ne duam të fitojmë në çdo ndeshje.

Të gjithë kërkojmë  të cojmë ekipin sa më lartë. Sa më shumë të mendoj golin e parë me fanellën kuqezi, aq më keq është. Duhet të vij vetë. Sulmuesi futet në presion kështu, nëse nuk e pranoj, atëherë do e mohoja.

Nuk kam ardhur për Kombëtaren për turizëm, por dua ta ndihmojë për të marrë pikët. Kampionati belg ku unë po aktivizohem, është shumë ndryshe nga Shqipëria, por unë po mundohem të përshtatem. Kam fituar besim të madh te trajneri. Tifozët duhet të jenë në stadium për të na përkrahur, siç kanë bërë gjithmonë dhe t’i harrojnë takimet e kaluara”, ka thënë Guri. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top