“Champions League” do të rikthehet në mesjavë, për të zhvilluar ndeshjet e saj të radhës, në kompeticionin më të rëndësishëm në Europë.
E ashtu siç jemi mësuar te Napoli në kohët e fundit, nga ky klub mund të kuptohet gjithçka, por jo formacioni me të cilin italianët futen në fushën e lojës. Këtë herë, Napoli do të ketë një ndeshje shumë të vështirë, pasi do të përballet në shtëpi ndaj PSG-së.
Mbetet e pakuptueshme, sesi në gjithë ndeshjet e fundit të “Champions League”, e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe nesër, Ançeloti i beson vendin e Hysajt një qendërmbrojtësi serb, Maksimoviç. Qartësisht roli i këtij të fundit nuk është në mbrojtjen e krahut, por niveli që ka treguar ka qenë vërtet i lartë.
E për të vazhduar më tej, Maksimoviç shkëlqen në “Champions League”, për t’u ulur në stol dhe për t’u mos aktivizuar më asnjë minutë të vetme nga Ançeloti. Nëse ky është shpërblimi i ndeshjeve të mira, atëherë edhe vetë lojtari serb do të kishte kundërshtime për të mos vazhduar në këtë mënyrë, pasi takimet e Napolit në “Champions League” janë gjithmonë shumë herë më të pakëta, sesa ato në kampionat.
Ndërkohë vetë historia e këtij lojtari për të mbërritur te skuadra italiane, është për t’u përmendur, pasi u largua si një “tradhëtar” nga ekipi i Torinos, pa e menduar dy herë, madje duke e kërkuar vetë publikisht një largim të tillë. Në ato pak raste që Maksimoviç ka zbritur në Torino, vërshëllimet kanë qenë të gjitha për të. /Shqiperia.ch/