
Sherif Tiraspoli ka kaluar një mbrëmje të errët në turin e parë të “Champions League”, duke u eliminuar pa hyrë mirë në këtë kompeticion.
Në përballjen e sotme ka humbur në shtëpi me rezultatin 0-3, ndaj ekipit të Tbilisit. Një ekip gjeorgjan që i mbyll ëndrrën edhe Liridon Latifit, sulmuesit shqiptar që kaloi te Sherif Tiraspoli në merkaton e verës dhe që ka luajtur si titullar. Futbollisti kuqezi duhet të mbyll këtë kompeticion vetëm me 180 minuta, pasi historia e kualifikimit është një çështje e zgjidhur. /Shqiperia.ch/