You are here
Home > Futboll Bota > Çfarë viti për Shaqirin! Liverpuli të turpëron në “Anfield Road” edhe fortesën e Arsenalit

Çfarë viti për Shaqirin! Liverpuli të turpëron në “Anfield Road” edhe fortesën e Arsenalit

Është mbyllur supersfida e javës së 20 të “Premier League”, ajo midis Liverpulit dhe Arsenalit, e cila përfundoi me fitoren e të kuqëve me rezultatin e thellë 5-1. Skuadra e Jurgen Klopit mori një fitore shumë të rëndësishme, duke mbyllur këtë vit kalendarik në vendin e parë në Premier League.

Përsa i përket lojtarëve me origjinë shqiptare si Xherdan Shaqiri ashtu edhe Granit Xhaka, luajtën plot 90 minuta në këtë sfidë. Ajo çka u vu re,gjatë kësaj faze të kampionatit, është pikërisht forma e Xherdanit. Mesfushori me origjinë shqiptare, duket se po jeton një “rini të dytë”, teksa ka kryer një kampionat tepër të mirë. Ai renditet në golashënuesit më të mirë të momentit tek skuadra e të kuqëve, ku ka mundur të finalizojë 6 herë.

Në përballjen e pak çasteve më parë ai u shpall si lojtari më i mirë, përsa i përket pasimeve të sakta, dhe shpesh herë arriti të krijonte panik tek porta e Arsenalit. Ajo çka vihet re janë edhe komentet e shumta pozitive që kanë ardhur në drejtim të Shaqirit, ndërsa po kthehet në një idhull të tifozerisë së kuqe. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top