Tramezani është një trajner me aftësi të jashtëzakonshme. Sa herë që flasim për Shqipërinë e Europianit të Francës, gjithmonë ndalemi te De Biazi. Por të pakëta janë rastet kur përmendet edhe puna e Tramezanit në këtë arritje, që ka qënë e jashtëzakonshme.
Madje ky i fundit po vazhdon një karrierë të madhe, edhe pa ndihmën e De Biazit. E bëri këtë gjë dy herë në Zvicër, me Sionin dhe Luganon, duke i marrë këto ekipe nga fundi i renditjes dhe duke i dërguar në zonën europiane.
Në këtë sezon nisi një aventurë të re në Qipro me Apoelin e Nikosias, që po shkon në mënyrën më të mirë. Mjaftojmë të përmendim faktin që sapo ka nënshkruar një kontratë të re, që e mban atë të lidhur deri në vitin 2020. Ndërkohë që skuadra e Tramezanit, është duke kryesuar kampionatin dhe ka të gjitha gjasat për t’u shpallur kampion. /Shqiperia.ch/