Paolo Tramezani nuk ndalet me sukseset e tij në Qipro. Pas disa eksperiencave të suksesshme në Zvicër, ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria mori Apoelin e Nikosias.
Misioni në kampionat u arrit, pasi kjo skuadër e gjeti veten në vendin e parë, për të kryesuar renditjen e përgjithshme. Por Tramezani nuk ndalet me kaq, pasi kërkon edhe Kupën e Qipros. Shanset janë të mëdha, teksa në takimin e parë për gjysmëfinalen e Kupës, ka mundur me rezultatin 1-0 skuadrën e Paralimni.
Një trajner që gjithmonë i ka treguar më së miri aftësitë e tij, madje edhe te Kombëtarja ishte arkitekti kryesor për atë arritje në Europian. Pak ditë më parë Tramezani dha edhe një deklaratë dashurie për “A2 News”, duke shprehur se zemra e tij ndodhej në Shqipëri. /Shqiperia.ch/