Ditën e djeshme gardiani kuqezi, Thomas Strakosha, ka bërë një paraqitje tepër të mirë me skuadrën e Lacios, teksa të kaltërit arritën të merrnin një fitore kundër skuadrës së Marsejës. Me 3 pikët e fituara ditën e djeshme lacialët arritën të siguronin gjithashtu kualifikimin në fazën pasardhëse të “Europa Ligë”.
Një ndikim pati edhe portieri shqiptar, Strakosha, i cili me pritjet e tij arrit të mbante rezultatin e pa ndryshuar në favor të të kaltërve. Thomasi gjithashtu është komentuar shumë nga mediat italiane për paraqitjen e tij ditën e djeshme, ndërsa e përditshmja “lmessaggero.it”, e ka vlersuar portierin me një notë mesatare 6.5.
Media italiane e komentoi këtë notë duke shkuar se Strakosha arriti t’i bënte ballë gjuajtjeve të forta nga lojtarët e Marsejës, gjithashtu ishte shumë i vëmendëshëm në aksionet e skuadrës kundërshtare që bëheshin njëra pas tjetrës.
“Reagon mirë nga goditjet e menjëhershme nga lojtari i Marsejës, Sakai. Këtë gjë e përsërit më vonë edhe me dy lojtarë të tjerë rivalë. Në minutat e fundit arriti të shpëtojë portën e tij përpara skuadrës franceze duke vendoshur këmbën e tij, nga një gabim që bëri shoku i tij I skuadrës Marusiç. SHPËTIMAR”, mbyllej vlerësimi për Strakoshën.
Ndërkohë ajo që duhe të theksojmë, është fakti se një mbyllje e tillë vlerësimi ka ardhur edhe Etrit Berishën përpara pak kohësh, duke e cilësuar si një shpëtimtar në kampionatin italian. /Shqiperia.ch/