Dikur si të gjithë tifozët e tjerë shqiptarë edhe Milot Rashica ishte një ndër personat që qëndronte pranë televizorit, vetëm për të ndjekur ndeshjet e kampionatit gjerman. Por kohët kalojnë shpejtë dhe sulmuesi shqiptar është protagonist dhe një nga lojtarët më të mirë në vendin fqinj.
Pas ndeshjes kundër Frajburgut Rashica ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të Werderit, atje është shprehur se dëshira më e madhe, është padyshim vazhdimësia e një karriere të pasur. Në rrugë të mirë është patjetër ky futbollist, që është shndërruar edhe në një krenari të shqiptarëve.
“Ishte një ëndërr që të luaja në Gjermani, pasi që në fëmijëri e shihja Bundesligën në televizion. Tani dua vetëm të shënojë dhe ndihmojë klubin sa më shumë, që të kemi një karrierë sa më të mirë”, ka thënë Rashica. /Shqiperia.ch/