You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë po ndodh? Jo vetëm Zeniti, edhe tifozët e Cskas këndojnë kore për Kosovën

Çfarë po ndodh? Jo vetëm Zeniti, edhe tifozët e Cskas këndojnë kore për Kosovën

Pak minuta më parë, “Shqiperia.ch” ka pasqyruar artikullin, se tifozët e Zenitit kanë kënduar kore kundër Kosovës. Në ndeshjen e fundit në kampionat, ata kanë shpalosur një banderolë ku dilej kundër bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Mesa duket në Rusi kanë plasur skandalet, pasi të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tifozët e Cskas së Moskës. Në ndeshjen ndaj UFA të fituar me rezultatin 1-0, të gjithë tifozët që kapeshin krahë për krahë me njëri-tjetrin, këndonin në kor: “Kosova është Serbi”.

Sigurisht që duke parë vendin ku kanë ndodhur këto episode nuk ka shumë për t’u habitur, por UEFA është ajo që duhet të veproj. Nëse raste të tilla vijnë në përsëritje, atëherë kemi të bëjmë me një popull që ushqehet me ide të sëmura, pasi rastet sporadike nuk mund të përsëriten kaq shumë herë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top