Të gjithë tifozëve shqiptarë u ka bërë përshtypje fakti sesi Meritan Shabani nuk po dëgjohet më nga Bajerni i Mynihut. Një yll që nuk shihet prej disa kohësh, ndërsa edhe vetë skuadra e njohur gjermane ka ndryshuar qëndrim ndaj talentit shqiptar.
Më parë as që diskutohej grumbullimi në fazën përgatitore me skuadrën e parë, ndërsa në disa raste gjendet në stol edhe në ndeshjet e “Bundesligës”. Por çuditërisht kjo nuk ka ndodhur në këtë fazë përgatitore, me Shabanin që nuk i është bashkuar asnjëherë Bajernit të parë.
Megjithëse pritej që me kalimin e kohës të rriteshin edhe shanset e sulmuesit shqiptar për të luajtur te Bajerni, faktikisht e gjitha kjo ka dhënë një efekt të kundërt. Tashmë i vetmi shans që Shabani të luajë në nivele të larta, është nëse huazohet apo transferohet drejt një tjetër skuadre. /Shqiperia.ch/