You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë përralle nga Rubin Hebaj, vjen nga Shqipëria U-21 për të vendosur derbin

Çfarë përralle nga Rubin Hebaj, vjen nga Shqipëria U-21 për të vendosur derbin

Partizani ka arritur të mposht sërish Tiranën në derbin e Shqipërisë, këtë herë me rezultatin 2-1. Të kuqtë ia kanë dalë me përmbysje, teksa fillimisht ishin miqtë ata që po kryesonin falë golit të Halilit në minutën e 50.

Si një histori përralle, Rubin Hebaj padyshim që po jeton momentet më të mira të viteve të fundit. Fillimisht talenti i Shpresave ka qenë në stol te Partizani. Në takimin e fundit me Shqipërinë U-21, Hebaj ishte vendimtar me dy golat e tij ndaj Maltës.

E për të vazhduar më tej, këtë herë është i njëjti lojtar që vendos historikun e derbit. Partizani arrin të fitojë me rezultatin 2-1, falë dopietës të bërë realitet nga ana e sulmuesit shkodran. Si në një përrallë, sulmuesi shqiptar është duke përjetuar ëndrrën më të bukur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top