
Një nisje përrallash, trajneri Orescanin e ka nisur me spektakël debutimin e tij me Hajdukun e Splitit. Këta të fundit kanë arritur të fitojnë me rezultatin 1-4, duke mos e diskutuar për asnjë moment të vetëm rezultatin e ndeshjes.
Pas disa rezultatesh zhgënjyese, Hajduku i Splitit vendosi të merrte në skuadër, trajnerin që dikur kishte qenë pjesë e të rinjëve. Atje Orescanin ka drejtuar për shumë kohë edhe Ardian Ismajlin, që tashmë është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.
Një siguri për mbrojtjen dhe pa asnjë diskutim nga më të mirët e Hajdukut, Ismajli është vlera e madhe e Shqipërisë që prezantohet në Kroaci. Por një tjetër lajm i mirë nga kjo skuadër, është se trajneri i ri ka thirrur edhe Emir Sahitin në ekip të parë. /Shqiperia.ch/