
Një ndryshim rrënjësor duket se ka mbërritur te Kosova, teksa rezultatet pozitive janë duke ardhur në këtë përfaqësuese të re, që nuk e njeh humbjen që me ardhjen në stol të Shaland.
Por menjëherë lind pyetja: “Çfarë ndryshoi kaq shpejt te Kosova”? Një përgjigje kjo që vetëm tekniku zviceran mund ta jap më mirë, por nëse analizojmë “dardanët” e dikurshëm dhe ata aktualët, do të vëmë re lehtësisht disa ndryshme.
Bunjaku! Sa shumë futbollistë do të kishte në këtë përfaqësuese me këtë mbiemër të shkruar në fanellë. Madje Shaland ia morri vendin në pankinë pikërisht një tjetër Bunjaku, Albertit, që dështoi në kualifikueset e Botërorit të Rusisë.
Egzon Bunjaku, Imran Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku, ishin disa nga futbollistët që grumbulloheshin më shpesh në ndeshjet e shkuara. Por me ardhjen e Shaland në krye të Kosovës, situata ndryshoi dhe hapësirat për ta u zvogëluan gjithmonë e më tepër,aqsa zvicerani u tregoi edhe derën.
Nëse shihni më vëmendje listën e Kosovës për tre ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, nuk do të shihni asnjë “të mbijetuar” nga këta futbollistë. Suksesi që është dukë përjetuar, tregon se Shaland kishte të drejtë me vendimin e tij. /Shqipëria.ch/