You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Çfarë e ardhme për Shqipërinë/ Manaj, Vrioni dhe Durmishaj të ngjallin frikë për sulmin

Çfarë e ardhme për Shqipërinë/ Manaj, Vrioni dhe Durmishaj të ngjallin frikë për sulmin

Viti që po lëmë pas mund të themi se ishte një periudhë zhgënjyese përsa i përket Kombëtares kuqezi. Kjo i referohet edhe pjesës së golave të shënuara, duke marë parasysh se në kompeticionin “Liga e Kombeve”, Shqipëria arriti të shënonte vetëm një gol në katër sfida dhe ky finalizim erdhi nga një mesfushor.

Duket se muaji dhjetor është në favor të kuqezinjve, pasi po rikthehen në fushën e blertë kualitete si Sadiku dhe Roshi. Këto janë dy prej mungesave që u ndjenë më së shumti tek Kombëtarja këtë vit. Nga ana tjetër Rei Manaj duket se po rigjen formën e tij më optimale tek Albacete, pasi arriti që të shënonte edhe së fundmi duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij, që ka për mision ngjitjen në “La Liga”.

Pavarësisht se duket sikur Shqipëria do të vazhdojë të vuajë në gjetjen e golit, sulmi mund të jetë edhe pika më e fortë e kuqezinjve tanë. Përveç Sadikut dhe Manajt, alternativa të tjera premtojnë shumë për të ardhmen. Durmishaj është duke shkëlqyer në Greqi, ndërsa pritet një transferim në një prej elitave të futbollit europian gjatë merkatos dimërore.

Ai do t’i bashkohet Panuçit gjatë kualifikueseve të Europianit, ndërsa edhe Vrioni premton jo pak për të ardhmen tij. Të gjithë këto emra tregon më së miri se çfarë e pret Shqipërinë në rrugën e saj për t’u rikthyer në pikën më të lartë të futbollit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top