You are here
Home > Kombëtarja > Çfarë bën Etrit Berisha? Atalanta pendohet menjëherë, me Muriel duhet të dalësh nga porta

Çfarë bën Etrit Berisha? Atalanta pendohet menjëherë, me Muriel duhet të dalësh nga porta

Një paraqitje më shumë se fantastike ishte ajo e sotmja për Etrit Berishën, teksa debutoi me SPAL-in. Ironia e fatit që debutimi me ekipin e ri, erdhi pikërisht ndaj Atalantës, skuadrës që zotëron ende kartonin e gardianit shqiptar.

Skuadra nga Bergamo fitoi me shifrat 2-3 në këtë transfertë, por Etrit Berisha ishte lojtari më i mirë i SPAL-it. Vetëm në 45 minutat e para, reagimet brilante të portierit shqiptar e kanë shpëtuar ekipin vendas nga 3 gola të sigurtë.

Shkëlqimi i madh vazhdoi edhe në pjesën e dytë, duke evituar shumë situata të rrezikshme përpara portës së tij. Duartrokitjet erdhën edhe nga tribuna që ishin vetëm për Berishën, derisa në lojë hyn Muriel. Blerja e re e Atalantës rezulton si “jashtëtokësor” në përballjen e parë, teksa me dy gjuajtje me precizionin e frikshëm nga distanca, kanë përfunduar në rrjetën e SPAL-it. Në një prej tyre ndoshta edhe Berisha mund të bënte diçka më mirë, por me nivelin që ka treguar sot Muriel, ishte më e lehtë sikur të lije portën e boshatisur, pasi rezultati nuk do të ndryshonte shumë në fund nëse merrte iniciativën për të goditur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top