
Skocia duhet të trembet disi, javë më në formë se kjo që jemi duke kaluar për futbollistët shqiptarë, ka kohë që nuk ka pasur.
Gjimshiti arriti të shënonte ndaj Interit, Grezda shpërtheu në kampionatin skocez duke realizuar dy gola dhe duke dhënë një asist. E si mund të ndodhte ndryshe, ishte momenti që edhe Ergys Kaçe të linte pas gjithë momentin e vështirë që ka kaluar së fundmi.
Një predhë e vërtetë ishte ajo e ardhur nga mesfushori shqiptar, që ka mposhtur portierin e Olimpiakosit. Panuçi e ka marrë në Kombëtare Kaçen pas largimit të Sadikut, por e kemi thënë prej kohësh, nuk është Ergysi i tepërti i Shqipërisë. /Shqiperia.ch/