
Javën e ardhshme në kampionatin italian luhet sfida mes Atalantës dhe Lacios. Një përballje kjo që mund të quhet edhe një derbi shqiptarësh përsa i përket portës së Kombëtares. Nga njëra anë luan një ish i kësaj sfide, Etrit Berisha, që pak vite më parë ishte pjesë e skuadrës se Lacios, ndërsa tani vendoset në rradhët e bergamasve. Ai do të ketë përballë bashkëkombasin e tij që mund të thuhet se e ka mposhtur përsa i përket vendit të titullarit tek kuqezinjtë.
Kjo përballje duket se do të ndikojë edhe tek zgjedhjet e trajnerit iltalian që drejton Kombetaren, Kristian Panuçi. Kjo për shkak se zgjedhja e tij në sfidat e fundit të Shqipërisë, ka qenë pikërisht portieri i Atalantës, Berisha. Sigurisht që dyshimet do të vazhdojnë të mbeten, pasi nga njëra anë është e ardhmja dhe nga tjetra është eksperienca.
Përballja mes Atalantës dhe Lacios luhet ditën e hënë, në orën 20:30. Kjo është nga ato ndeshjet delikate për ekipet respektive, pasi një rezultat negativ për njërën apo tjetër skuadër, do të thotë që largohen edhe më shumë nga objektivi i tyre kryesor. Po aq e rëndësishme edhe për teknikun e Kombëtares, që mund të zgjidh jo pak dyshime, nga një ndeshje e vetme në Serinë A. /Shqiperia.ch/