You are here
Home > Kombëtarja > Celina tregon dramën e jetës/ Në Kosovë serbët mund të na vrisnin, sot jam krenar për vendin tim

Celina tregon dramën e jetës/ Në Kosovë serbët mund të na vrisnin, sot jam krenar për vendin tim

Ishte vetëm 2 vjeç kur familja Celina u detyrua të largohet nga vendi i lindjes për shkak të luftës barbare nga shteti serb. Në ato kohë i gjithë territori i Kosovës ishte nën flakë dhe shumë familje u detyruan të emigrojnë drejt vendeve të ndryshme të Europës.

Një pjesë nga drama e tij e jetës, të treguar nga prindërit pasi Bersanti ishte vetëm një foshnje, mesfushori 22-vjeçar i Sëansea e ka treguar së fundmi për mediat britanike. Gjatë intervistës Celina ka përshkruar arsyen e largimit dhe të rikthimit në vendin e tij.

“U linda në qytetin e Kosovës, Prizren, në një periudhë të keqe për vendin tim. Serbia ishte në konflikt me Kosovën dhe shumë persona u vranë. Ishte e tmerrshme. Pastaj, prindërit duhej ta merrnin një vendim të qëndronin dhe të rrezikonin që të gjithë ne të vriteshim, apo të largoheshin për siguri. Kështu, shkuam refugjatë në Norvegji dhe aty u rrita unë. Unë kam qenë tepër i vogël për ta mbajtur në mend atë kohë, por shumë njerëz ose janë vrarë pa arsye ose kanë kaluar nëpër vuajtje të tmerrshme. Jam i lumtur që Kosova është vend plotësisht i pavarur dhe paqësor sot. Kemi një ekip kombëtar me shumë djemë të talentuar. Shumica prej tyre e kishin braktisur Kosovën për shkak të luftës por tani me krenari luajmë për Kosovën.”- ka thënë Celina në intervistën e tij./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top