You are here
Home > Futboll Bota > Celina kërcënon hapur Guardiolën dhe Manchester Cityn: Do i tregoj se gabuan me mua!

Celina kërcënon hapur Guardiolën dhe Manchester Cityn: Do i tregoj se gabuan me mua!

Bersant Celina ka qenë për 6 vite pjesë e Manchester Cityt, pasi është rritur në akademinë e saj. Prej shumë kohësh talenti shqiptar ka pasur një vëmendje të veçantë nga skautët dhe klube të ndryshmë në Europë, megjithëse arriti të firmoste në merkaton e shkuar me Swansea në Championship.

Asnjë shans nuk i dha Guardiola në drejtimin e tij këtij lojtari, megjithëse trajneri në fjalë shquhet për një nuhatje të madhe dhe besim që i jep futbollistëve të rinjë. Fatkeqësisht kjo nuk ndodhi me sulmuesin e Kosovës, që mendon se është gati t’i vërtetojë Guardiolës sesa gabojë me të.

Swansea arriti të kalontë më tej në FA Cup, pas asaj fitore me rezultatin 4-1 ndaj Gillingamit, ndërsa Celina realizoi një perlë më vete. Tashmë ai shpreson te përballja me Cityn në Kupë, për të treguar gjithë vlerat e tij:

“Unë jam një tifoz i Cityt, por nëse vij si kundërshtar, dua t’i nxjerr nga Kupa. Dëshiroj shumë t’u tregoj sesa i mirë që jam dhe sesa gabuan me mua, që më lanë të largohesha nga skuadra. Kam ende lidhje me pjestarë të asaj skuadre, që më dërgojnë mesazhe për gola të bukur që realizoj me Sëansean. Mund të shkojmë për t’i mundur, sepse kemi të njëjtën stil loje me ta”, u shpreh Celina për “Daily Mail”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top