You are here
Home > Futboll Bota > Cana shpërndan letrën emocionuese, i vjen nga një tifoz polak: Ishe heroi i fëmijërisë dhe inspirim im

Cana shpërndan letrën emocionuese, i vjen nga një tifoz polak: Ishe heroi i fëmijërisë dhe inspirim im

Lorik Cana është kapiteni legjendar i Shqipërisë, pasi do të jetë e vështirë që dikush tjetër prej futbollistëve shqiptarë, të ndjek hapat e këtij njeriu.

Padyshim që Cana mbetet lojtari shqiptar më i njohur në botë, ndërsa ka luajtur thuajse edhe në të gjitha kampionatet elitare të Europës, përveç atij spanjoll. Gjithmonë me të njëjtën grint dhe dëshirë që e karakterizonte, për të dhënë shpirtin e për të djersitur fanellën. Futbollistë të tillë tërheqin simpatinë e tifozëve, ndërsa Loriku nuk është vetëm idhudhi i shqiptarëve, por edhe i disa prej tifozëve të huaj.

Njeri prej tyre i ka dërguar një letër emocionuese figurës legjendare të Shqipërisë, duke i thënë se ishte inspirimi dhe heroi i tij i fëmijërisë. Cana e ka shpërndarë këtë letër në “Instagram”, ndërsa fjalët e Tomasz janë të tilla:

I dashur Lorik Cana

Unë do të dëshiroja të shkruaja për të dhënë urimet e mia më të mira, sa i përket suksesit tënd në futboll. Jam një fans i flaktë i yti për shumë vite, që kur ke nisur të luash te Marseja. Më vonë të kam ndjekur në karrierën tënde dhe kam parë shumë ndeshje, si ato ku ke luajtur në klube, por edhe me Kombëaten. Gjithmonë me pasionin tënd. Ti ishe futbollisti im i preferuar, inspirimi im dhe heroi im i fëmijërisë.

Për këtë arsye do të dëshiroja të kërkoja, nëse është e mundur të më dërgosh një foto me autograf. Kjo do të thoshte shumë për mua. Do të isha shumë falenderues dhe i lumtur. Është ëndrra ime. Faleminderit shumë për të gjithë emocionet e futbollit që më ke dhuruar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply