You are here
Home > Futboll Bota > Cana krenohet me të kaluarën, tifozët “e tmerrshëm” ia kaluan edhe “Premier League”

Cana krenohet me të kaluarën, tifozët “e tmerrshëm” ia kaluan edhe “Premier League”

Një nga  futbollistët që kanë bërë histori dhe natyrisht kanë lënë një gjurmë të madhe me Kombëtaren tonë, është Lorik Cana. Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve ka patur një karrierë tepër të larmishme në rang klubesh. Mbrojtësi ka qënë pjesë e skuadrave si Olimpik Marsejë, Gallatasaraj, Lacio apo edhe Sunderlend. Duket se me këta të fundit ka një ndjenjë tepër të veçantë, sidomos përsa i përket tifozëve të këtij ekipi.

Në rrjetin e tij zyrtar të “Instagramit”, Cana ka postuar një foto, ku informon për statistika të pjesmarrjeve të kësaj jave në stadiumet angleze. Ai vë në pah se ish-skuadra e tij angleze renditet në vendin e tretë në Angli përsa i përket numrit të tifozëve në stadium me 46.000 të pranishëm, e duke u lënë pas vetëm nga Manchester United e Liverpul. Ish legjionari thekson se kjo është një gjë e mrekullueshme dhe se kjo skuadër ka tifozë tepër të veçantë, ku pavarsisht gjenden në një kategori më poshtë, ata e përkrahin dhe e mbështetin masivisht skuadrën e tyre të zemrës, madje edhe më shumë se pjesa dërmuese e elitës së futbollit anglez.

Kujtojmë që Sanderlenti, ku Cana ka luajtur plot 31 ndeshje në karrierën e tij me këtë skuadër në Premier Ligën angleze, akutalisht gjendet në ligën e dytë, pikërisht në “Championship”, teksa këtë sezon janë kthyer në pretendentë për t’u ngjitur në elitën e futbollit anglez. Sunderlenti është nga ato skuadra më me traditë dhe me një tifozeri tepër të madhe në numër, ku bashkë me legjendarin shqiptar, Cana, bëjnë tifo që të rikthehen aty ku i takon, pikërisht në kampionatin më të bukur dhe më të fortë në botë, atë të “Premier Ligue”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top