You are here
Home > Kryefaqja > Busti i Skënderbeut pranë stadiumit dhe të vetmit shqiptar, ekipi Kosova feston arritjen në Belgjikë

Busti i Skënderbeut pranë stadiumit dhe të vetmit shqiptar, ekipi Kosova feston arritjen në Belgjikë

Pas një promovim historik 2 vjet më parë në P1 Brabant (Rajonal), Kosova feston një tjetër promovim historik në nivelin kombëtar të futbollit (D3 Belge).

Kosova e mbylli sezonin në vendin e 2-të në kampionat, vetëm 1 pikë më pak se lideri. Vendi i 2-të për shqiptarët është sinonim i play-off për promovim. Kundërshtari është një tjetër skuadër belge, RJ Rochefortoise FC (Namur).

Në stadiumin e “Roshëforit”, loja filloi, por vetëm në 30 minuta, rezultati ishte 3-0 për Roshëfor. Fundi i pjesës së parë me një rezultat 3-1 në favor të kundërshtarit (1 penalti i humbur Kosova dhe 1 gol e Kosovës anuluar nga gjyqtari).

Në pjesën e 2-të, Kosova filloi me një lojë shumë profesionale, luftarak dhe me një dëshirë për të fituar lojën. Ka pasur shumë tensione në fushë dhe në tribuna pas 3-2 dhe një kartoni i kuq për kundërshtarin. Ndeshja u mbyll me një fitore 3-5 për shqiptarët dhe zyrtarisht promovon në D3 Belge. Lojtarët dhe stafi festoi me tifozët, Ultras Kosova, këtë sukses.

FC Kosova Schaerbeek është i vetmi klub shqiptar i futbollit në Belgjikë i krijuar nga shqiptarët në vitin 1991. Klubi është i regjistruar si klub i Brukselit, nga Komuna e Schaerbeekut (Në “Skarbek” jetojnë shumë Shqiptarë dhe ka edhe një busti të Skënderbeut pranë stadiumit). Presidenti i klubit, Z. Rami Islamaj, është një ish futbollist dhe një biznesmen lokal shqiptar dhe Z. Naser Uertani është trajneri i skuadrës me shumë eksperiencë. Një tjetër objektiv për Kosovën për sezonin e ri : një renditje e mirë në D3 për të përfaqësuar flamurin Shqiponja me dy krena.

(Shkrimi i mbërritur në redaksinë e “Shqiperia.ch”)

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top