Valon Hamdiu e ka mbyllur përfundimisht historinë e zgjedhjes së përfaqësueses, duke iu bashkuar Kosovës. Për futbollistin në fjalë që i përket Winterthurit, “Shqiperia.ch” do të raportonte në mënyrë ekskluzive se Alban Bushi kishte shkuar në Zvicër për ta marrë te kuqezinjtë.
Gjithsesi mbrojtësi dukej i pavendosur, duke mos e marrë menjëherë vendimin. Disa ditë më vonë do të lajmërohej se Hamdiu zgjodhi t’i bashkohej dardanëve, ndërsa së fundmi ka marrë edhe shtetësinë e Kosovës. Presidenti Thaçi i ka përshpejtuar procedurat që futbollisti i Winterthurit të mos ketë asnjë problem për të qënë në fushë me përfaqësuesen e tij. /Shqiperia.ch/