You are here
Home > Kombëtarja > Bushi kërkon “kokën” e Anglisë: Luajtëm ndaj një kombi, jemi vend i vogël por me potencial të madh

Bushi kërkon “kokën” e Anglisë: Luajtëm ndaj një kombi, jemi vend i vogël por me potencial të madh

Shqipëria U-21 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Kosovës U-21, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Tafa dhe Mucolli kanë hequr shpresat e dardanëve për të dalë me pikë, pavarësisht se Baftiu ngushtoi shifrat në minutat e fundit.

Trajneri Alban Bushi është shprehur i lumtur për fitoren e arritur, por ka lënë edhe të hapur mundësinë e kualifikimit, duke e pasur vëmendjen te përballja ndaj Anglisë.

“Fituam një ndeshje shumë të vështirë. Ne jemi një komb. Kjo ndeshje ishte e vështirë sepse kishte emocione para saj. Lojtarët e kanë përjetuar shumë dhe kisha dyshime sesi do të shpreheshin në fushën e lojës. Ndeshja ka gjithmonë emocione dhe gjithçka mund të ndodhte kur ishim 2-1. Ndonjëherë Zoti të ndihmon kur punon shumë.

Jam shumë i gëzuar për këtë grup dhe janë pretendent për ekipin A. Shanset për kualifikim janë të vështira. Kemi bërë një hap fals ndaj Andorrës. Tani do të luhet ndaj Anglisë dhe do të provojmë shanset tona për fitore. Jemi vend i vogël, por kemi shumë potencial. Shqiptarët kur duan bëjnë gjërat të mëdha, e pamë edhe me Kombëtaren A ndaj Turqisë. U përballëm si të barabartë me një vend që ka aq shumë milionë banorë”, ka thënë Bushi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top