You are here
Home > Kombëtarja > Bushi: Ka një tjetër dëmtim te Shqipëria, Spanjën “e godasim” dhe surprizojmë në shtëpi

Bushi: Ka një tjetër dëmtim te Shqipëria, Spanjën “e godasim” dhe surprizojmë në shtëpi

Shqipëria U-21 do të luajë në tetor dy takime të rëndësishme për vazhdimësinë e saj, teksa do të ndeshet ndaj Estonisë dhe Spanjës.

Dy takime me mjaft vlera për Alban Bushin, për të evidentuar talentet e reja, që mund t’’i shërbejnë Kombëtares në të ardhmen. Në prononcimin për shtyp përpara takimit, Bushi është shprehur se një tjetër dëmtim e ka penalizuar grupin e skuadrës së tij, Selmani, ndërsa ndaj Spanjës do të kërkohet befasia e kundërshtarit.

“Duhet të ndryshojmë pasi luajmë me Spanjën. Në ndeshjen e parë nuk bëm një lojë të bukur, luajtëm në mbrojtje. Tashmë jemi në Shqipëri, do të bëjmë më shumë aksione sulmuese, por pa u hedhur në aventurë. Spanjë dihet se kush është, por ne do të tentojmë surprizën.

Toli do ta fusim mbrojtës të majtë, megjithëse është i djathtë, por jemi të kushtëzuar nga mungesat dhe dëmtimet.  Duhet të jemi ekip kompakt dhe duhet të mundohemi ta godasim kundërshtarin  atje ku nuk e goditëm në Spanjë. Kemi lojtarë me pak minuta, por kur jep zemër, ndonjëherë nuk janë të rëndësishme minutat.

Ky nuk është vetëm problemi ynë, por edhe i Kombëtares A. Është e vështirë të luash ndaj spanjollëve, sidomos kur ke dy ditë stërvitje. Selmani ka pasur një dëmtim dhe me shumë gjasa do të mungojë, megjithëse duhet të presim”, u shpreh Bushi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top