Shqipëria U-19 është ndeshur ndaj Maqedonisë U-19, në një takim miqësor që u zhvillua në Korçë. Rezultati është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa kuqezinjtë ishin deri në minutën e fundit në kërkim të fitores.
Të parët në avantazh do të kalonin miqtë gjatë pjesës së parë, duke krijuar jo pak vështirësi. Megjithatë kuqezinjtë arritën të merrnin kontrollin e lojës, duke e kërkuar me ngulm golin e barazimit. Një gjë e tillë u arrit në minutën e 57, falë golit të sulmuesit të Chelseat, Armando Broja.
Pas një pasimi të bukur që erdhi nga mesfusha, Broja nuk ka gabuar përballë portierit. Një paraqitje shumë e mirë e këtij lojtari, që ka shkëlqyer në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/