You are here
Home > Futboll Bota > “Bravo, jepe këtu”! Interi rrezikoi në mënyrë qesharake, Padelli shpëton mirë pasi ndaloi Ronaldon

“Bravo, jepe këtu”! Interi rrezikoi në mënyrë qesharake, Padelli shpëton mirë pasi ndaloi Ronaldon

Juventusi është ndalur në një barazim 1-1 në miqësoren ndaj Interit, ndërsa tani janë duke u ekzekutuar penalltitë. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh, ndërsa do të ishte Ronaldo që ktheu baraspeshën.

Ky i fundit kishte mundësinë edhe për të gjetur avantazhin në pjesën e dytë, ndërsa kaloi për një moment portierin Padelli. Gardiani i Interit ka arritur të ndalë me këmbë topin që e zotëronte portugezi, përpara se ta dërgonte në rrjetë.

D’Ambrosio shkoi menjëherë për ta përgezuar dhe për t’i dhënë dorën Padellit për veprimin e bërë, por në atë moment u rrezikua edhe një gol qesharak. Portierit të Interit i shpëtoi topi nga dora, por fatmirësisht për të nuk kishte lojtarë bardhezinjë aty pranë për ta ndëshkuar sërish. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top