
Liverpuli është duke fituar me rezultatin 4-0 ndaj Njukasëllit, në takimin e vlefshëm për “Premier League”. Flitet për “Boxing Day”, e Xherdan Shaqiri kurrsesi nuk kishte sesi të mungonte.
Pasi arriti të mposhte i vetëm me dy golat e tij ekipin e Junajtid, futbollisti shqiptar rikthehet të bëj atë që di më mirë, për të gjetur rrugën e rrjetës. Fillimisht ai u la pushim në transfertën e Wolvesit, ndërsa Klop i besoj gjithë ndeshjen në takimin e zhvilluar në “Anfield Road”.
Megjithëse nuk flitet për ndonjë gol spektakolar siç jemi mësuar të shohim nga Shaqiri, ky lojtar po kthehet në një idhull te Liverpuli dhe kjo nuk është pak. Në fakt, jo më kot pasi tifozët e Liverpulit janë mësuar të ngrihen në këmbë dhe të festojnë, sa herë që Shaqiri gjendet në fushë. Këtë herë Xherdani finalizoi golin e tretë për anglezët pas pasimit që mori nga Arnold. /Shqiperia.ch/